Nënqyteti është një projekt artistik që rizbulon shtresat e zbehura të Pogradecit, vendet e harruara, të ndryshuara apo të zhdukura, ende të gjalla në kujtesën e banorëve dhe në vetë strukturën urbane. Tridhjetë e një vende të vizatuara nga artisti Anastas Kostandini ndërtojnë një hartë intime dhe poetike të qytetit, të rikthyer përmes kujtesës, vëzhgimit të imët dhe rrëfimit. 

 

Harta e nënqytetit përmban pikat e vendeve të vizatuara nga Taso, të cilat ndërtojnë dy trajektore: njëra përgjatë bregut të liqenit dhe tjetra nëpër qytetin e vjetër. QR-kodet e secilës pikë ju çojnë në vendndodhjet përkatëse në terren, përmes Google Maps. Ju ftojmë t’i ndiqni ato nëpër qytet dhe të zbuloni shtresat e historisë së secilit vend.

LAKES OF ALBANIA

Promotion of sustainable and responsible tourism models for the inclusive development of communities.

Projekti “Nënqyteti” realizohet në kuadër të projektit Liqenet e Shqipërisë (AID 012590/02/1) i financuar nga Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo / AICS Tirana, i zbatuar nga COSV – Cooperazione per lo Sviluppo / COSV Albania dhe VIS Albania“ Projekti “LIQENET E SHQIPËRISË – Promovimi i modeleve të turizmit të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm për zhvillimin gjithëpërfshirës të komuniteteve”, financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, dhe po zbatohet nga COSV Albania & VIS Albania në partneritet me: ANRD, Universiteti Bujqësor i Tiranes, A.I.T.R. – Associazione Italiana Turismo Responsabile, Diesis Network, Kallipolis, Studioazue.

Aleksandër Filipi është i diplomuar në Gjeografi dhe në Lidership & Vlerësim në Arsim, me mbi një dekadë përvojë në mësimdhënie. Ai është bashkëthemelues i sipërmarrjes turistike Visit Pogradec dhe një ndër guidat më të njohura të qytetit dhe rajonit. I angazhuar prej vitesh në promovimin e turizmit të qëndrueshëm, Aleksandri fokusohet në praktika eco-friendly dhe në ndërtimin e një marrëdhënieje të kujdesshme me mjedisin dhe historinë lokale.

Si një nga njohësit dhe mbështetësit e parë të projektit Nënqyteti, ai është një guidë e besuar për individë dhe grupe që dëshirojnë të ecin të shoqëruar, të orientuar, apo të përfshihen më thellë në historitë që mbart ky projekt. Përmes tij, ofrohet mundësia për të përshkuar Pogradecin me një udhërrëfyes të autorizuar, që njeh jo vetëm rrugën, por edhe shtresat e padukshme të qytetit.

Për më shumë informacion mbi tarifat dhe oraret e disponueshme, kontakto Aleksandrin në numrin: